Derbi në merkato: Milan dhe Inter në garë për yllin e La Liga-s

Derbi në merkato, Milan dhe Inter në garë për yllin e La Liga-s.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një mbrojtësi, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e ardhshme verore.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Milan dhe Inter do të duelojnë në merkato për mbrojtësin e Almerias, Marco Pubill.

20-vjeçari i cili luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, ka shkëlqyer këtë edicion, dhe kjo ka bërë që disa klube të monitorojnë situatën e tij para hapjes së afatit kalimtar veror.

Te Milan nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Calabrias, ndërsa te Inter e shohin spanjollin si zëvëndësuesin ideal të Dumfries, i cili pritet të largohet.

Përkundër sezonit të tyre zhgënjyes, duket se Almeria do të kërkojë aktivizimin e klauzolës së Pubill e cila qëndron në 20 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here