Bomba e merkatos së verës, Leao largohet nga Milani për €150m

Oferta stratosferike ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani.

Sulmuesi portugez, Rafael Leao, konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të mirë për momentin falë paraqitjeve mbreslënëse te Milani.

Leao ka realizuar 12 gola dhe 12 asistime në 39 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Rosonerët i skadon në vitin 2028.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Manchester City synon transferimin e Leaos verën e ardhshme dhe se Cititzens janë të gatshëm të ofrojnë 150 milionë euro për kartonin e portugezit.

Guardiola nuk është i kënaqur me paraqitjet e Grealish dhe ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Leaos.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here