BOMBA E MERKATOS: Paulo Dybala transferohet tek gjiganti italian

Paulo Dybala largohet nga Roma, por mbetet në Serie A.

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, po shkëlqen me Romën këtë sezon duke realizuar 15 gola dhe 10 asistime në 35 ndeshje të luajtura.

Falë paraqitjeve mbreslënëse, Dybala vazhdon të jetë në shënjestrën e klubeve të mëdha.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se te Inter nuk e kanë harruar Dybalan dhe në verë Marotta do të tenojë transferimin e argjentinasit në Milano.

Zikaltërit kanë filluar të punojnë për sezonin e ardhshëm pas fitimit të Scudettos dhe kanë siguruar tashmë shërbimet e dyshes Zielinski-Taremi.

Dybala ka kontratë me Romën deri në vitin 2025, ndërsa klauzola e lirimit për klubet e Serie A është 20 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here