Paulo Dybala dhe Juventusi akoma po vazhdojnë bisedimet në mes tyre për një rinovim të mundshëm të kontratës për sulmuesin, raporton Calcio Mercato.
Kontrata e argjentinasit skadon vitin e ardhshëm dhe ai po kërkon një pagë prej 10 milionë eurosh për të nënshkruar kontratën e re.
Juve është e vendosur për ta mbajtur argjentinasin në skuadër mirëpo paga që kërkon Dybala momentalisht është e papërballueshme nga Biankonerët.