Burnley raportohet se është në bisedime për të nënshkruar me mbrojtësin e Interit, Ashley Young, raporton Sky Sports.
35 vjeçarit i është ofruar një kontratë një vjeçare me mundësinë për të rinovuar edhe për një vit tjetër në një periudhë kur kontrata e tij me Neroazzurët skadon në fund të këtij muaji.
Young nuk do të rinovojë më me Interin dhe për të interesim më herët ka shfaqur edhe Watfort por aktualisht skuadra e Burnley qëndron më lart në këtë garë për shërbimet e ish mbrojtësit të Manchester United.