West Brom është vënë në ndjekje të ish trajnerit të Everton, Marco Silva teksa janë duke u munduar që të gjejnë një emër të ri për stolin e tyre, raporton Football Insider.
Trajneri i Barnsley, Valerin Ismael aktualisht është emri që po përflitet më shumë për të zënë vendin e Sam Allardyce pas largimit të tij.
Megjithatë West Brom po bëhet gati për të bërë një ofertë në drejtim të Silvas në qoftë se opsioni i Ismael do të dështojë.