Diego Carlos te gjiganti italian për 40 milionë euro.
Mbrojtësi i Sevillas, Diego Carlos është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar falë paraqitjeve të tij në dy sezonet e fundit.
Braziliani ka luajtur 46 ndeshje me Sevillan sezonin e fundit duke realizuar një gol, ndërsa kontrata me andaluzianët i skadon në vitin 2024.
Mediat spanjolle, raportojnë se Sevilla është e gatshme ta shesë Carlosin këtë verë për shkak të krizës ekonimike dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Roma.
Jose Mourinho e sheh 28-vjeçarin si një përforcim ideal për vijën e mbrojtjes dhe ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e tij në Olimpico.
Për shërbimet e Carlos, Roma do të duhet të ofrojë më së paku 40 milionë euro, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.