Manchester United është duke monituruar mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.
26-vjeçari nuk është në listën e shitjeve të Juventusit, mirëpo Djajtë e Kuq besojnë se mund të sigurojnë shërbimet e tij.
Rabiot ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023, ndërsa për shërbimet e tij United do të duhet të paguaj më së paku 30 milionë euro.
Francezi ka luajtur 47 ndeshje sezonin e kaluar, ka realizuar 5 gola dhe ka bërë 3 asistime.