Blutë e Londrës mund të hidhen në sulm këtë verë për të siguruar shërbimet e Kingsley Coman të Bayern Munich.
Express Sport raporton që Chelsea mund të shesë disa futbollistë të saj për të krijuar fondet e nevojshme për blerjen e yllit francez të bavarezëve.
Lista e futbollistëve që mund të largohen nga Stamford Bridge vazhdon kështu: Hakim Ziyech, Callum Hudson-Odoi dhe Ross Barkley.
Coman ka kërkuar një rritje page dhe kjo ofertë ishte refuzuar kategorikisht nga skuadra gjermane.