Talenti i Chelseas, Billy Gilmour do ti bashkohet skuadrës së Norwich City në formë huazimi për sezonin 2021-2022, raporton The Sun.
Huazimi i 20 vjeçarit në Carrow Road do të kryhet pas 10 ditësh kur ti përfundojë karantina prej Corona virusit.
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel mori vendimin për huazimin e tij për shkak se në skuadër aktualisht Jorginho, Kante dhe Mateo Kovacic janë të paprekshëm në repartin e mesfushës.