Tottenham ka shprehur gatishmërinë e saj për të lënë qendër mbrojtësin e saj, Tobby Alderweireld që të transferohet në Holandë ose në Belgjikë, varësisht ku dëshiron ai, raporton kështu The Sun.
Belgu tashmë ka hyrë në fazën e fundit të karierës së tij dhe po mendon për një rikthim në atdheun e tij.
Megjithatë problemi qëndron tek fakti që Tottenham po kërkon plot 25 milionë funta për ta lënë atë të lirë të largohet, gjë që është një shifër e lartë për skuadrat belge dhe holandeze.