Barcelona po konsideron shitjen e Antoine Griezmann këtë verë për të lehtësuar sadopak krizën e thellë ekonomike në të cilën janë zhytur dhe për të krijuar hapësirat e nevojshme financiare për të rinovuar me Messin, raporton Sport.
Messi ka rënë dakord për një kontratë të re 2 vjeçare me Barcelonën mirëpo këta të fundit duhet që të ulin koston e pagave për të përmbushur kërkesat e La Ligas.
Disa futbollistë të tjerë pritet që të largohen nga skuadra mirëpo edhe francezi duket që do ta ketë të njëjtin fat pasi transferimit në Camp Nou të Memphis Depay dhe Sergio Agueros.