Crystal Palace ka filluar bisedimet me skuadrën e Manchester City për transferimin e talentit të kësaj skuadre, Morgan Rogers, raporton Mail.
City e vlerëson 18 vjeçarin me një çmim prej 7 milionë funtash dhe kërkon një përqindje në qoftë se ai do të shitet nga Crystal Palace në të ardhmen.
Bossi i ri i kësaj skuadre, Patrick Vieira po kërkon që të ulë moshën mesatare të skuadrës së tij duke kërkuar blerje të futbollistëve të rinj.