Marseille nënshkruan me Guendouzi!

Marseille zyrtarisht ka bërë të ditur që ka arritur transferimin e mesfushorit të skuadrës së Arsenal  në formë huazimi për një sezon dhe pastaj të ketë të drejtë blerje.

Guendouzi i cili sezonin e fundit e kaloi i huazuar tek Hertha Berlin, bëri të ditur gjatë ditës së hënë me anë të një postimi në rrjetet sociale që do të largohej nga Topçinjtë.

Emri i tij kishte muaj që përmendej për tu larguar dhe tashmë gjithçka është zyrtarizuar ku aventura e tij e re do të jetë në Ligue 1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here