Bayern Munich është duke bërë gati një transferim të mbrojtësit të Marseille, Boubacar Kamara, raporton Sky Germany.
Kampionët europianë kanë kontaktuar edhe më herët me 21 vjeçarin dhe janë marrë vesh që të bëjnë një ofertë konkrete në vitin 2021.
Aftësia e Kamaras për të luajtur si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje kanë bërë që bavarezët të kërkojnë transferimin e tij duke marrë parasysh që e ardhmja e David Alabam Jerome Boateng dhe Javi Martinez është akoma e paqartë.