Aventurës së Antonio Contes te Interi i ka ardhur fundi.
Pas eleminimit nga Liga e Kampionëve duke e zënë vendin e fundit në grup, drejtuesit e Interit janë të gatshëm ta shkarkojnë Antonio Conten.
Drejtuesit e Neroaxurëve kanë zhvilluar një takim me Conten dhe italiani do të mbetet trajner, por nëse rezultatet nuk përmirësohen, atëherë shkarkimi është i paevitueshëm.
Drejtimin e skuadrës do ta marrë Massimiliano Allegri, i cili është i gatshëm për këtë sfidë të re.