Skuadra e Aston Villas është duke bërë gati një ofertë prej 30 milionë funtash në drejtim të anësorit të skuadrës së Bayer Leverkusen, Leon Bailey, raporton kështu Daily Mail.
Dean Smith është i vendosur për të përforcuar repartin e sulmit duke nënshkruar me 23 vjeçarin i cili ka vetëm edhe dy vite kontratë të mbetur në Bay Arena.
Bailey sezonin e shkuar realizoi 9 gola me Bayer Leverkusen në 30 takime të zhvilluara duke arritur gjithashtu edhe 8 asistime.