Everton kërkon transferimin e Lingard!

Everton është duke konsideruar një ofertë në drejtim të Manchester United për anësorin e tyre, Jesse Lingard, raporton The Sun.

Trajneri i ri i Everton, Rafa Benitez mbeti i impresionuar me paraqitjet e futbollistit gjatë periudhës që ishte i huazuar tek skuadra e West Ham.

Mirëpo blerja e tij nuk duket të jetë një punë e lehtë për faktin që vetë futbollisti këtë sezon dëshiron qëndrimin në Old Trafford dhe të kërkojë një vend titullari tek Ole Gunnar Solskjaer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here