Katalanasit të interesuar për yllin anglez.
Raheem Sterling ka përfunduar në shënjestrën e Barcelonës, raportojnë mediat spanjolle dhe ato angleze.
Sterling është i lidhur me një largim nga Etihad gjatë kësaj vere, pasiqë e ka humbur vendin e titullarit te City.
Qytetarët janë të gatshëm ta shesin 26-vjeçarin nëse në adres të klubit arrin oferta e duhur.
Barcelona mund tia lejojë vetes blerjen e Sterling, në rast se largohet Antoine Griezmann, ndërsa në operacion mund të përfshihet edhe Sergi Roberto.