Lyon dhe Rennes të interesuara për Plea!

Rennes dhe Olympique Lyon kanë shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Gladbach, Alassane Plea, raporton L’Equipe.

28 vjeçari francez ka një kontratë që skadon në vitin 2023 dhe emri i tij deri më tani ka qenë i përfolur për një transferim të mundur në Premier League.

Por tashmë gjërat duket se kanë ndryshuar dhe se francezi mund të rikthehet në atdhe ku dy skuadrat janë duke rivalizuar për shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here