Griezmann duhet të ulë pagën për të qëndruar tek Barcelona!

Në qoftë se Antoine Griezmann dëshiron që edhe pas kësaj vere të jetë pjesë e skuadrës së Barcelonës atëherë ai duhet të pranojë një ulje page, raporton Sport.

Kjo është mënyra e vetme për francezin për të qëndruar në Camp Nou ose përndryshe largimi duket i paevitueshëm.

Më herët francezi pati deklaruar që do të largohet nga Barcelona nëse i kërkohet një gjë e tillë.

Atletico Madrid dhe Juventus janë dy skuadra që kanë shfaqur interesim për të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here