Mino Raiola është duke punuar intenzivisht për të dërguar klientin e tij Stefan De Vrij në Premier League por as Inter nuk është duke qëndruar indiferente në këtë situatë.
Neroazzurët tashmë kanë gjetur se kush do të jetë pasuesi i holandezit kur ai të largohet këtë verë, me shumë mundësi tek skuadra e Everton.
Tuttosport ka bërë të ditur që kampionët e Serie A po bëhen gati për transferimin e Zinho Vanheusden, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Inzaghi.
21 vjeçari belg ëndërron një transferim tek Inter, dëshirë të cilën nuk e ka mohuar asnjëherë dhe tashmë për të mundësia e artë ka ardhur tek dera.