Neroazzurët kanë arritur tashmë edhe një marrëveshje tjetër në merkaton verore dhe zyrtarizimi pritet të bëhet shumë shpejtë.
Largimi i Achraf Hakimit ka krijuar një ‘humnerë’ në mbrojtjen e Interit dhe drejtuesit e skuadrës po punojnë për të mbuluar sa më shpejtë këtë krah të mbrojtjes.
Bëhet fjalë pikërisht për Hector Bellerin, objektiv ky që po kërkohet nga kampionët e Serie A tash e sa javë dhe tani duket se do të arrihet një marrëveshje mes tyre e Arsenalit.
La Gazzetta dello Sport bën të ditur që njëherë do të bëhet huazimi i tij një vjeçar dhe pastaj verën tjetër zikaltërit do të blejnë përfundimisht kartonin e tij.