Por ndërkohë që skuadra në fushë vazhdon të funksionojë edhe pas ndryshimit në stol të Contes me Inzaghin drejtuesit e Interit po punojnë me hyrje-daljet në merkato por edhe me rinovimet.
Prioriteti kryesor për momentin është rinovimi i kontratës së Marcelo Brozovic i cili është i lidhur me Interin deri në verën e vitit 2022.
Simone Inzaghi e shikon kroatin si një element thelbësor për mesfushën e tij dhe për momentin ka optimizëm që Brozovic të zgjasë kontratën me Interin edhe për 2 apo tre vite të tjera me një pagë disi më të përmirësuar nga 3,5 milionë euro që përfiton aktualisht në sezon.
Ndërkohë Arturo Vidal pas Radja Nainggolan është mesfushori më i sponsorizuar për të lënë Interin në këtë merkato verore, por aktualisht ofertat mungojnë dhe mesfushori kilian i cili është kthyer nga pushimet dhe u aktivizua për 30 minuta në miqësoren ndaj Crotones, në një intervistë ka deklaruar se është i lumtur te zikaltrit dhe në këtë sezon do të përpiqet të tregojë veten duke dhënë 100% nga repertori i tij.