James Rodriguez është i lirë për tu larguar nga skuadra e Everton para se afati kalimtar veror të mbyllet, raporton The Liverpool Echo.
30 vjeçari nuk bën pjesë në planet e skuadrës së Rafa Benitez për sezonin 2021-2022 dhe The Toffees do e shesin atë në qoftë se marrin një ofertë të mirë në drejtim të tij.
Milan duket se është duke prirë në garën për shërbimet e kolumbianit, i cili u transferua tek Everton verën e kaluar nga skuadra e Real Madrid.