Atletico do rivalizojë me Arsenal për Lautaron!

Atletico Madrid është duke planifikuar që të rivalizojë me Arsenalin për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, raporton Tuttosport.

Gjigantët spanjollë po përgatiten për të paguar shifrën prej 90 milionë eurosh që po kërkon Interi për 23 vjeçarin, i cili javëve të fundit ka qenë i përfolur për një transferim në Londër.

Lautaro ndihmoi Interin që të fitojë trofeun e Serie A pas 11 vitesh, duke shënuar 17 gola në 38 ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here