Juventus dhe futbolli italian këto ditë po kalon ditë të vështira sa i përket çështjes së largimit të yjeve të skuadrave më të mëdha në Apenine.
Pas Romelu Lukakut që u transferua tashmë tek Chelsea, Matthijs De Ligt pritet të largohet gjithashtu këtë verë tek Barcelona ose në Premier League por problemi nuk mbaron me kaq.
Një tjetër talent i Juventusit është shumë pranë lamtumirës me Zonjën e Vjetër.
Dejan Kulusevski ka përfunduar në radarët e Manchester City, me Pep Guardiolën që do të dëshironte shumë ta kishte atë nën urdhërat e tij për sezonin e ardhshëm.
Arsyeja për këtë është që stili i lojës së suedezit i përshtatet strategjisë së Guardiolës dhe tekniku spanjoll po bën presion tek drejtuesit e skuadrës për ta transferuar atë sa më shpejtë.