Skuadra e Rossonerëve ka bërë të ditur shitjen e parë gjatë këtij afati kalimtar veror.
Skuadra e Piolit deri më ka kaluar një merkato të pasur ku shumë emra të rinj kanë ardhur në San Siro por u karakterizuar edhe me dy largime të mëdha si Gianluigi Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu.
Tani bëhet fjalë për Jens Petter Hauge i cili arriti marrëveshjen për tu transferuar tek Eintracht Frankfurt për një shifër prej 12 milionë eurosh.
Klubi i Milanit me anë të një mesazhi faleminderoi atë për profesionalizmin e treguar dhe shërbimet e tij.