Juventus dhe Milan janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje që do të kënaqë kërkesat e dy trajnerëve të skuadrave respektive.
Mediat italiane bëjnë të ditur që një marrëveshje e tillë duket në fazën përfundimtare.
Alessio Romagnoli është një futbollist që i skadon kontrata me Milanin gjatë verës së ardhshme dhe Rossonerët mund ta largojnë atë gjatë kësaj vere.
Ndërkohë që Aaron Ramsey nga Juventusi pritet të kalojë në rradhët e kuqezinjëve, një marrëveshje e cila duket se i plotëson kërkesat e Piolit dhe të Allegrit të cilët kanë nevojë për ndërhyrje në repartet respektive.
Zyrtarimi i kësaj marrëveshje mund të ndodhë ditëve të ardhshme.