Miralem Pjanic është i vendosur për tu larguar nga Barcelona gjatë ditëve të mbetura të kësaj merkatoje verore.
Boshnjaku nuk bën pjesë më në planet e Ronald Koeman dhe i është bërë e ditur që duhet të largohet nga Camp Nou edhe për shkak të pagës së tij të lartë.
Mesfushori ditën e djeshme mësohet se ka zhvilluar një bisedë me trajnerin e skuadrës së Napolit Luciano Spalletti, i cili i ka kërkuar atij transferimin në stadiumin Diego Armando Maradona.
Il Corriere dello Sport ka bërë të ditur që Barcelona është e gatshme ti paguajë atij gjysmën e pagës në një marrëveshje huazimi një vjeçare dhe pastaj napolitanët të kenë të drejtën e blerjes së kartonit të tij.