Samu Castillejo përfundimisht nuk do të jetë pjesë e Milanit për sezonin e ri.
Kjo për faktin që tashmë është arritur një marrëveshje për huazimin e tij mirëpo ai nuk do të largohet nga Italia pasi do jetë pjesë e një tjetër skuadre italiane.
Anësori spanjoll do të jetë pjesë e skuadrës së Sampdorias të paktën për një sezon por ende nuk dihet në qoftë se skuadra italiane do të ketë të drejtën për blerjen e shërbimeve të tij.
Lajmin për arritjen e marrëveshjes e bëri të ditur e përditshmja sportive Sky Sports, disa orë më herët gjatë ditës së sotme.