Sulmi tjetër pas Lukakut: Chelsea 50 milionë euro për yllin e Serie A!

Pas transferimit marramendës të Romelu Lukakut nga Interi tashmë Chelsea ka bërë gati edhe një emër tjetër për ta transferuar nga Serie A.

Tashmë bëhet gati për Kalidou Koulibaly nga Napolin, të cilin e kanë kërkuar shumë më herët se Romelu Lukaku por kokëfortësia e presidentit De Laurentiis pamundësoi arritjen e një marrëveshje.

Siç raporton football.london, Tuchel është duke kërkuar një qendërmbrojtës të ri dhe senegalezi është emri i ideal për tu transferuar në Stamford Bridge.

Ky transferim pritet që ti kushtojë Bluve të Londrës jo më pak se 50 milionë euro, çmim ky i reduktuar duke marrë parasysh faktin që vitin e kaluar për shërbimet e tij kërkoheshin rreth 90 milionë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here