Juventus nuk është se lëvizi shumë në merkaton verore për shkak të disa obligimeve tjera që i kishin mbetur.
Njëra nga çështjet kryesore ishte ajo e Cristiano Ronaldos i cili në fund vendosi të largohet nga Zonja e Vjetër.
Emri tjetër ishte ai i Manuel Locatellit i cili ishte ndjekur për një kohë të gjatë nga Zonja e Vjetër.
Tashmë duket se Biankonerët po përgatiten edhe për një largim tjetër.
Siç raporton The Sun, Aston Villa ka shprehur interesim serioz për të marrë shërbimet e Weston McKennie nga Juventusi.
Për Zonjën e Vjetër kjo shitje do të ishte e volitshme për shkak se ai nuk është shtetas i ndonjë shteti të Bashkimit Europian dhe do të lirohej një vend në skuadër për ndonjë blerje të ardhshme në janar.