Marrëveshja nënshkruhet në janar: Boubacar Kamara tek gjiganti italian!

Mesfushori i Marseille, Boubacar Kamara dëshiron largimin nga Ligue 1 dhe tashmë ka filluar bisedimet me skuadrën e madhe italiane.

21 vjeçari ka një kontratë që do ti skadojë në qershor të 2022 dhe në muajin janar pritet të arrije një marrëveshje të parakohshme me Juventusin për tu transferuar në Torino gjatë merkatos së ardhshme verore.

Mesfusha është reparti ku Biankonerët do të kërkojnë të ndërhyjnë më shumë në merkato duke marrë parasysh faktin që 21 vjeçari është një objektiv i kahmotshëm për skuadrën e Allegrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here