Futbollisti i famshëm brazilian, Dani Alves ka mbetur pa skuadrës pas shkëputjes të kontratës me skuadrën e Sao Paolos.
Alves 38 vjeçar, i cili akoma luan për kombëtaren braziliane duhej që të rikthehej në stërvitje pas ndeshjeve për kualifikim në Botëror.
Mirëpo agjenti i tij ka bërë të ditur që Alves nuk do të rikthehet në stërvitje në qoftë se skuadra braziliane nuk i paguan 1.8 milionë euro që i detyrohet atij.
Pas këtyre problemeve Alves mund të rikthehet në Serie A ku interesimi për të është shumë i madh nga disa skuadra.
Kujtojmë që gjatë viteve 2017-2019 Alves kishte veshur fanelën e Juventusit, ku fitoi Serie A dhe Coppa Italia.