Felix në Serie A por jo tek Juve!

Diego Simeone do ta ketë shumë të vështirë për të bindur futbollistin e tij Joao Felix për të qëndruar akoma në Wanda Metropolitano pasi interesimi nga Italia po rritet çdo ditë e më shumë.

Pas Juventusit që kishte shfaqur interesim disa javë me rradhë duket se tashmë ky interesim është zbehur dhe tashmë në garë ka hyrë skuadra e Interit që është gati për transferimin e tij.

Inter është gati që të falë shërbimet e Lautaro Martinez për të ulur çmimin e portugezit ose për tu shkëmbyer kokë më kokë me të.

Zhang duket se e mirëpret një shkëmbim të tillë pasi Martinez nuk pritet që të qëndrojë për shumë vite në San Siro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here