Milan ka gati mbrojtësin e ri!

Milan ka gati përforcimin e ri në repartin e mbrojtjes.

Bëhet fjalë për qendër-mbrojtësin e skuadrës së Strasbourg, Mohamed Simakan, i cili është në listën e dëshirave të Milanit gjatë janarit, raporton Calcio Mercato.

Rossonerët do të kërkojnë të transferojnë 20 vjeçarin për shkak të dëmtimeve të shumta në repartin e mbojtjes duke marrë parasysh faktin që po lufton për titullin në Serie A pas 10 vitesh.

Objektiva të Milanit janë gjithashtu edhe Ozan Kabak i Schalkes, pastaj mbrojtësi serb Nikola Milenkovic i Fiorentinës dhe lista përfundon me Matteo Lovaton e Hellas Verona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here