Gati hakmarrja ndaj Interit: Milan rrëmben yllin e Neroaxurëve

Milan ka gati hakmarrjen për Calhanoglun.

Milan mbrëmë e mposhtin Venezian me rezultat 2-0 dhe Rosonerët u ngjitën në pozitën e parë me pikë të barabarta me Interin.

Transferimi i Calhanoglus te Interi bëri bujë të madhe, mirëpo Rosonerët kanë gati hakmarrjen ndaj Interit.

Calcio Mercato, raporton se Milan është duke studiuar mundësinë e transferimit të Matias Vecinos verën e ardhshme me parametra zero.

Vecino e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri nën drejtimin e Inzaghit duke realizuar një gol në pesë ndeshje të luajtura.

Pioli e pëlqen uruguaianin dhe e sheh atë si një përforcim të mirë për skuadrën dhe Rosonerët do të tentojnë të arrijnë marrëveshje me uruguaianin në janar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here