Lajm bombastik, Rodrigo De Paul rikthehet në Serie A.
Mesfushori argjentinas, Rodrigo De Paul nuk ka arritur të ambientohet në mënyrën më të mirë te Atletico Madrid.
De Paul u transferua te Atletico verën e kaluar për 35 milionë euro, ndërsa këtë sezon ka luajtur në shtatë ndeshje me Los Colchoneros dhe ka bërë një asistim.
Calcio Mercato, raporton se Diego Simeone ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Interit, Federico Dimarco i cili po shkëlqen këtë sezon me Neroaxurët.
Drejtuesit e Interit janë të gatshëm ta lënë të lirë Dimarcon për 25 milionë euro.
Marotta planifikon tia ofrojë Atleticos kartonin e Dimarcos dhe 10 milionë euro për De Paul, ndërsa Atletico nuk ia ka mbyllur derën këtij shkëmbimi.
Drejtuesit e Atleticos do të presin deri në fund të sezonit për të parë formën e De Paul dhe në rast se argjentinasi nuk ambientohet atëherë do ta shkëmbejnë 27-vjeçarin me Dimarcon.