Punë e kryer Neroaxurët kanë siguruar përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Inter nuk arriti ta mposht Atalantën në derbin që u zhvillua në Meazza dhe që përfundoi me rezultat 2-2.
Neroaxurët renditen në pozitën e tretë me 14 pikë të arkëtuara nga gjashtë ndeshje të luajtura.
Beppe Marotta ka filluar të punojë për merkaton e janarit dhe Corriere dello Sport, raporton se Neroaxurët kanë siguruar përforcimin e parë.
Bëhet fjalë për portierin e Ajaxit, Andre Onana i cili ka arritur marrëveshje me Interin.
Onanas i skadon kontrata me Ajaxin në fund të sezonit, mirëpo Inter do të paguaj 5 milionë euro për ta transferuar atë në janar, pas formës së dobët që ka shfaqur Handanovic në ndeshjet e fundit.