Inter po konsideron edhe disa largime të shpejta nga skuadra mirëpo Beppe Marotta nuk e ka ndërmend që të mbrapset pasi goditjet e reja në janar janë duke u bërë gati qysh tani.
Alexis Sanchez do të largohet shumë shpejt nga Milano dhe tashmë emri që do ta zëvëndësojë atë është gati.
Në sulm dy emra janë duke u përmendur dhe bëhet fjalë për Luka Jovic të Real Madrid dhe Alexandre Lacazette i Arsenal.
Ndërkohë që për repartin e mesfushës është përmendur emri i Nandez të Cagliarit për të cilin presidenti Giulini gjatë verës kërkoi 30 milionë euro gjë që e pamundësoi arritjen e një marrëveshje.