Boubacar Kamara transferohet në Serie A, por jo tek Milani.
Mesfushori i Marseille, Boubacar Kamara është në shënjestrën e gjigantëve europian, falë paraqitjeve të mira.
21-vjeçarit i skadon kontrata me Marseille në fund të sezonit dhe ai ka refuzuar rinovimin.
Kamara ishte i lidhur me një transferim te Milani për një kohë të gjatë, mirëpo rivalët e Rosonerëve kanë gati ofertën joshëse për Marseille.
Calcio Mercato, raporton se Inter synon të përfitojë nga situata e Kamaras dhe Neroaxurët janë të gatshëm tia ofrojnë Marseille kartonin e Sanchez në këmbim të francezit.
Te Marseille janë të hapur për këtë operacion, pasiqë nuk dëshirojnë ta humbasin Kamaran me parametra zero dhe për më tepër do të fitojnë një sulmues të mirë.
Te Inter e shohin Kamaran si zëvendësuesin ideal të Brozovic, i cili pritet të largohet nga Meazza.