Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona ka ndërruar sot jetë në moshën 60-vjeçare.
Maradona ishte shtruar në spital në fillim të muajit për tu operuar në tru. Operacioni ishte i suksesshëm dhe para disa ditëve u lirua nga spitali.
Por sot në mëngjes Maradona kishte pësuar një atak kardiak dhe ndihma e parë në vendin e ngjarjes nuk arriti ta rikthejnë në jetë atë.
Lajmi për vdekjen e Maradonas ka mërzitur të gjithë spektrin sportiv, e në veçanti atë të futbollit, me shumë legjenda e lojtarë aktiv që tani po i kushtojnë rreshta legjendës pas vdekjes së tij.