Siç po rrjedhin ngjarjet Lorenzo Insigne do të largohet nga Napoli por jo për Interin pasi një tjetër skuadër e madhe italiane ka hyrë seriozisht në garë për të.
Më herët në garë për të ishte edhe Atletico Madrid e cila në momentet e fundit nuk pati sukses për ta transferuar yllin e kombëtares italiane.
Tashmë përveç Neroazzurëve në garë ka hyrë edhe Roma e Jose Mourinhos, me këtë të fundit që e dëshiron anësorin me çdo kusht.
Në momentin që erdhi tek Giallorossët atij iu premtuan blerje të futbollistëve të mëdhenj dhe një gjë të tillë portugezi nuk e ka harruar.
Deri më tani vetë futbollisti nuk ka përjashtuar asnjë skenar të mundshëm.