Inter është gati për vendime të rëndësishme sa i përket të ardhmes së skuadrës edhe nëse një gjë e tillë nënkupton disa largime të bujshme.
Situatë ekonomike e klubit ka bërë që të merren disa vendime sa të dhimbshme por aq edhe të nevojshme për të ardhmen e skuadrës.
Përveç Marcelo Brozovic i cili është pranë largimit nga Milano, edhe 3 emra të tjerë tashmë janë futur në këtë listë.
Arturo Vidal dhe Ivan Perisic kanë paga të larta dhe në fund të këtij edicioni do ti thojnë lamtumirë fanelës zikaltër.
Emri tjetër është ai i Matias Vecino i cili nuk ka arritur të krijojë ndonjë impakt nën rradhët e Simone Inzaghit.