Oferta stratosferike ka arritur, Agnelli i gatshëm të heq dorë nga dy yjet e skuadrës.
Juventus nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri dhe pas 13 ndeshjeve të luajtura në Serie A, Biankonerët renditen në pozitën e tetë.
Të mërkurën Zonja e Vjetër u turpërua nga Chelsea në Ligën e Kampionëve me rezultat 4-0 dhe drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për ndryshime të mëdha.
Mediat angleze kanë lishuar një lajm bombastik, duke raportuar se Chelsea synon transferimin e dyshes së Juventusit në merkaton e verës.
Bëhet fjalë për Federico Chiesan dhe Matthijs de Ligt. Chiesa-De Ligt nuk janë lojtarë kyç në skemën e Allegrit dhe Blutë e Londrës synojnë të përfitojnë nga kjo situatë.
Për Chiesan Chelsea do të ofrojë 100 milionë euro, ndërsa për de Ligt 75 milionë euro.
Agnelli është i hapur për këtë operacion dhe nuk ia ka mbyllur derën kësaj oferte.