Verën që lamë pas Barcelona arriti transferimin e Memphis Depay nga skuadra e Lyon me parametra 0.
Holandezi është në një formë të mirë, gjë që po shfrytëzohet maksimalisht nga skuadra katalanase.
Siç raporton El Nacional, Jose Mourinho po e kërkon transferimin e tij tek Roma e cila është e gatshme tashmë të ofrojë hiç më pak se 40 milionë euro për shërbimet e tij.
Blerja e tij do të tentohet gjatë muajit janar dhe një shumë e tillë parash do të ishte e mirëseardhur edhe për katalanasit që gjenden në situatë të vështirë ekonomike.
Depay këtë sezon në La Liga ka arritur të shënojë 8 gola në 14 ndeshje të zhvilluara.