Marc Roga bën gati valixhet, spanjolli transferohet në Serie A.
Mesfushori i Bayernit, Marc Roca pritet të largohet nga Allianz Arena në merkaton e janarit.
25-vjeçari ka luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon dhe nuk bën pjesë në planet e Julian Naglesmann.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Roca do ta vazhdoj karrierën në Itali.
Portali i njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes, shkruan se interesim për Rocan ka shfaqur Roma.
Mourinho është në kërkim të përforcimeve në mesfushë dhe Roca është profili ideal.
Giallorosët synojnë huazimin e Rocas me opsion blerjeje dhe te Bayerni janë të hapur për këtë operacion.