Milan-i “ngec” përsëri.
Pas barazimit 2-2 të marrë para tri ditësh kundër Parma-s, Djalli ka barazuar edhe sot me të njëjtin rezultat në ndeshjen e luajtur në fushën e Genoa-s.
Kuqeblutë kanë kaluar dy herë në avantazh me ish-lojtarin e kuqezinjve Destro, por nuk kanë arritur ta mbrojnë avantazhin.
Lojtarët që kanë shpëtuar Djallin kanë qenë dy mbrojtësit Calabria dhe Kalulu.
Skuadra e Pioli-t kryeson kampionatin me 28 pikë.
Një vend i parë që do ta ndanin me Inter-in në rast se kuqezinjtë do të ishin mundur.
Zikaltrit, në fakt, kanë marrë një fitore të rëndësishme kundër Napoli -t dhe tani janë në kuotën e 27 pikëve, vetëm një larg kushërinjve.
Takimi i luajtur në San Siro është vendosur nga një penallti e Lukaku-t në pjesën e dytë.
Goditja e dytë për Napoli-n ka qenë kartoni i kuq i marrë nga Insigne për protesta.
Ky rezultat e lë skuadrën e Gattuso-s në vendin e katërt me 23 pikë.