Firmino hero, Liverpooli mposht Tottenhamin

Liverpool nis arratisjen në Premier League.

Skuadra e Klopp ka marrë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e sotme kundër Tottenham-it të Jose Mourinho-s.

Të Kuqtë kanë fituar 2-1 në shtëpi dhe tani kryesojnë të vetëm kampionatin me 28 pikë, tri më shumë se Spurs.

Super sfida e Anfield është vendosur nga një gol me kokë nga Firmino në minutën e fundit.

Salah kishte zhbllokuar rezultatin për vendasit, ndërsa Son kishte realizuar golin e barazimit të përkohshëm për miqtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here